Ancelotti trajner i Brazilit në vitin 2024

Futboll

Ancelotti trajner i Brazilit në vitin 2024

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 15:26
Ancelotti

Ancelotti trajner i Brazilit në vitin 2024!

Xabi Alonso është kandidati numër një i presidentit Florentino Perez për të pasuar Carlo Ancelottin si trajner i Real Madrid.

Siaps asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”, spanjolli, i cili ka një kontratë me Bayer Leverkusen deri në vitin 2024, nuk do të rinovojë më dhe aventura e tij në Gjermani do të përfundojë brenda një viti dhe është i zgjedhuri për të pasuar trajnerin italian, i cili do të drejtojë Brazilin në fund të sezonit të ardhshë, sipas raportimeve të shumta.

Këtë sezon, ish-mesfushori spanjoll, i cili ka ende një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e lartë të Real Madrid, arriti të bëjë rrugën e tij në Europë, duke arritur në gjysmëfinale të Europa LEague, më pas humbi kudnër Romës së Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat