Hoti bën hapin e madh në karrierë, transferohet në Poloni

Futboll

Hoti bën hapin e madh në karrierë, transferohet në Poloni

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 11:57
Pamje nga një ndeshje

Pas përfundimit të sezonit, Engjell Hoti nuk rinovoi me Partizanin dhe u largua si lojtarë i lirë.

Mesfushori zhvilloi një sezon pozitiv me të kuqtë, aty ku u aktivizua në 29 ndeshje gjatë gjithë sezonit dhe realizoi 7 gola.

SuperSport mëson se mesfushori do të transferohet në Poloni tek skuadra e Lks Lodz teksa firmosur një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon.

Klubi polak siguroi ngitjen në elitë sezonin e shkuar dhe ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e edicionit të ardhshëm.

Kjo nuk është eksperienca e parë jashtë vendit për 26-vjeçarin, pasi më parë ka luajtur edhe në Gjermani për skuadrën e EINTRACHT BRAUNSCHWEIG II.

Lks Lodz ka fituar 2 tituj kampion në të shkuarën dhe një Kupë Polonie, mgjithatë në dy dekadat e fundit ka patur probleme e tani duket se po nis një epokë të re, për t’u rikthyer sërish në majat më të larta.

Në Shqipëri mesfushori luajti edhe për një sezon me Tiranën, aty ku u aktivizua në 32 ndeshje dhe realizoi 3 gola. Ndërsa në kampionatin e Kosovës ka patur një eksperiencë të shkurtër me Trepça 89 dhe Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat