PSG ‘dorëzohet’ për yllin e Napolit

Futboll

PSG ‘dorëzohet’ për yllin e Napolit

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 11:14
Victor Osimhen

Gjiganti francez, PSG duket se ka hequr dorë nga transferimi i yllit të Napolit, Victor Osimhen.

“Corriere della Sera” të enjten shkruan se ‘napolitanët’ kanë kërkesa të mëdha për sulmuesin nigerian përfshirë edhe kampionët e Francës.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis kërkon 150 milionë euro për Osimhen, shifër kjo që duket se ka trembur edhe një klub të pasur siç është PSG-ja.

“Presidenti i Napolit, De Laurentiis për të lënë të largohet Osimhen kërkon 150 milionë euro”, shkruan mediumi italian.

Ndryshe, nigeriani prej kohësh po monitorohet edhe nga Manchester Unitedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat