Zyrtare, Dzeko kalon te Fenerbahçe

Futboll

Zyrtare, Dzeko kalon te Fenerbahçe

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 09:05
Dzeko

Gjiganti turk Fenerbahce ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit boshnjak Edin Džeko, i cili kalon në Turqi pas skadimit të kontratës së tij me Interin.

Agjentët e Dzekos kishin folur me gjigantët turq në Stamboll pak para finales së Ligës së Kampionëve, por sulmuesi më pas priste ofertën e për rinovimin e kontratës me “Nerazzurrët”. Por kjo nuk erdhi dhe pavarësisht disa pengesave fillestare, marrëveshja tashmë është nënshkruar nga Fener.

Klubi ka konfirmuar se sulmuesi arrin në klub si transferim i lirë dhe do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore dhe detajeve përfundimtare të kontratës.

Dzeko iu bashkua Interit për një çmim shumë të ulët nga Roma dy vite më parë, duke fituar dy herë Kupën e Italisë dhe duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat