Milan i afrohet Pulisicit

Futboll

Milan i afrohet Pulisicit

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:43
Christian Pulisic

Ndërsa mundësia që Tonali të thotë lamtumirë për t’u transferuar te Newcastle po afrohet, Milani po konsideron Christian Pulisic të Chelseat për të forcuar sulmin e tyre.

Interesimi i klubit të AC Milan për sulmuesin, kontrata e të cilit me Chelsean do të skadojë në vitin 2024, ishte paralajmëruar tashmë javët e fundit.

Me largimin e Brahim Diazit dhe pensionimin e Ibrahimovic, kuqezinjtë kanë nevojë për përforcime në vijën e parë.

Pulisic nuk ishte në formën e tij ideale sezonin e fundit me Chelsean dhe largimi mund të ndodhë gjatë kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat