Roma përforcohet me futbollistin e Frankfurtit

Futboll

Roma përforcohet me futbollistin e Frankfurtit

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:20
Ndicka

Roma përforcohet me futbollistin e Frankfurtit!

Evan Ndicka është futbollisti më i ri i Romës.

Klubi italian ka nënshkruar me mbrojtësin francez si një lojtar i lirë nga Eintracht Frankfurt, ka njoftuar të mërkurën skuadra e Serie A.

"Mënyra se si m'u shpjegua projekti së bashku me historinë dhe prestigjin e këtij klubi më bëri të dëshiroj të vij në Romë, që është një qytet fantastik që e do dhe jeton për futbollin", ka thënë futbollisti për faqen zyrtare të Romës.

Qëkur i ishte bashkuar Frankfurtit më 2018 nga skuadra franceze Auxerre, Ndicka ka bërë më shumë se 134 paraqitje në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat