Kujtim Shala: Po të isha drejtor sportiv, do të vendosja trajnerin më të mirë shqiptar

Futboll

Kujtim Shala: Po të isha drejtor sportiv, do të vendosja trajnerin më të mirë shqiptar

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 qershor 2023 Në ora: 15:43
Kujtim Shala

Nga dita e djeshme kombëtarja e Kosovës ka mbetur pa selektor!

Alain Giresse është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta, katër ndeshje dhe vetëm tre pikë në Grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Legjenda e futbollit të futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, thotë se zgjidhja më e mirë është një trajner shqiptar. 

“Po të isha drejtor sportiv, do të vendosja trajnerin më të mirë shqiptar”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Në ditët apo javët e ardhshme do të emërohet selektori i ri, por pak kush e di se cili do të pasardhësi i francezit Giresse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat