Bajrami: Nuk u dorëzuam, për pikë edhe ndaj Çekisë

Futboll

Bajrami: Nuk u dorëzuam, për pikë edhe ndaj Çekisë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 23:14
Bajrami

Gol dhe asist për Nedim Bajramin për Shqipërinë. 

Mesfushori i avancuar i Sassulos, nuk e fshehu gëzimin e tij, aty ku komentoi triumfin 1-3 ndaj Ishujve Faroe.

“Po, jam shumë i lumtur që shënova edhe sot.

Por më rëndësi kanë 3 pikët. Nuk u dorëzuam dhe ia dolëm.

Nuk është lehtë të luash këtu, janë një skuadër shumë fizike.

Në pjesën e dytë krijuam shumë raste, shënuam dhe morëm 3 pikët.

Kjo ka rëndësi. Ishujt bëjnë shumë presing, rëndësi ka që morëm pikët maksimale.

Çekia? Të përgatitemi shumë mirë.

Kemi pushime, kur të kthehemi duhet të japim maksimumin për Kombëtaren.

Të marrim fitore ose një pikë për Shqipërinë”, deklaroi Nedim Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat