Zyrtare: Joselu kthehet te Real Madridi

Futboll

Zyrtare: Joselu kthehet te Real Madridi

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:15
Joselu.

Real Madridi ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e Espanyolit, Joselu.

Joselu i bashkohet Real Madridit në formën e huazimit, me një opsion blerjeje.

Spanjolli ishte edhe më parë pjesë e klubit madrilien, kur debutoi në vitin 2011.

Joselu së fundmi e fitoi Ligën e Kombeve me Spanjën, pasi mposhtën Kroacinë të dielën mbrëma në penalti.

Ai do të prezantohet nesër në koferencë si lojtar i ri i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat