Një marrëveshje në parim për transferimin e talentit 18-vjeçar

Futboll

Një marrëveshje në parim për transferimin e talentit 18-vjeçar

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 00:46
Vitor Roque

Barcelona dhe Athletico Paranaense kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e talentit 18-vjeçar, Vitor Roque.

Konkretisht, dy klubet kanë rënë dakord për një formulë për shitjen e sulmuesit brazilian te Barcelona për një shumë fikse 35 milionë plus 10 milionë të tjera në varësi të ecurisë së futbollistit me fanellën “blaugrana”.

Kontrata e Barçës me Vitor Roque-n do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2028, domethënë do të zgjasë për pesë sezonet e ardhshme.

Barcelona duhet ta shlyejë shumën e rënë dakord në tre vjet. Klauzola për prishjen e kontratës nga Vitor Roque do të jetë 1 miliard euro. Praktikisht, asnjë klub nuk mund t’i afrohet talentit brazilian pa miratimin e Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat