Namani: Me mbështetje nga “Legjendat” do të arrijmë objektivat tona 

Futboll

Namani: Me mbështetje nga “Legjendat” do të arrijmë objektivat tona 

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 23:54
Hamdi Namani e Beqir Batatina

Hamdi Namani është i lumtur që pas një kohe sërish rikthehet klubin e futbollit Llapit të Podujevës.

Mesfushori Hamdi Namani është shprehur i lumtur me rikthimin në KF Llapi pas periudhës 4-vjeçare të kaluar tek skuadra e Dritës. 

"E ndjeva se ishte momenti i duhur për t'u rikthyer në shtëpi. Drejtuesit e klubit ishin shumë këmbëngulës për rikthimin tim, me ç'rast dua t'i falënderoj ata për besimin e dhënë. Për këtë klub nuk kam kursyer asgjë as në periudhën e mëparshme e as tash.

Na pret një punë e vështirë, por kam besim se me angazhim maksimal, punë intensive dhe mbështetje nga "Legjendat" do arrijmë objektivat tona. Mezi pres të paraqitem me këtë fanellë dhe para një publiku të zjarrtë siq janë tifozët llapjanë", tha Namani.

“Lumi është futbollisti i dytë i transferuar për edicionin e ri pasi ditën e djeshme është prezantuar edhe Ilir Blakçori. Klubi po punon intensivisht në afrime të reja dhe cilësore”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat