Mancini: Fitore shumë e rëndësishme

Futboll

Mancini: Fitore shumë e rëndësishme

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 18:05
Mancini

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur me mikrofonat e “Rai-t” pas fitores 2-3 ndaj Holandës, e vlefshme për finalen e vendit të tretë dhe të katërt në Ligën e Kombeve.

Natyra e vërtetë e Italisë është rishikuar?

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, pastaj filluam të binim.

Bëmë një përpjekje të madhe, edhe pse të gjithë ishin të lodhur.

Fakti që qëndruam deri në fund ishte një gjë e mrekullueshme.

Kemi zgjidhje interesante loje, në pjesën e dytë ndryshuam pak, me dy sulmues anësor dhe një sulmues ishim më të fortë fizikisht ndërsa në pjesën e parë ishim më të lehtë.

Në mesfushë u mbajtëm mirë dhe mbrojtja luftoi deri në fund”.

Si tu dukën golat nga Dimarko dhe Fratezi?

“Ishte e rëndësishme të fitonim.

Është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme. Dimarko shënoi një gol të mrekullueshëm”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat