PSG i beson stolin një spanjolli

Futboll

PSG i beson stolin një spanjolli

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 17:37
Tifozët

Drejtuesit e PSG-së kanë zgjedhur trajnerin e ri. Pasi biseduan me disa trajnerë, i përzgjedhuri final është Luis Enrique, ish-tekniku i kombëtares spanjolle.

Akordi final është shumë afër, teksa kanë mbetur për t’u zgjidhur disa detaje të vogla. Shtypi sportiv francez shkruan se zyrtarizimi pritet të ndodhë në javën e ardhshme.

Kampionët e Francës u përballën me refuzimin e Julian Nagelsmann, teksa kandidat ishte edhe Thiago Motta, i cili ka luajtur si futbollist dhe ka drejtuar ekipin e të rinjve të PSG-së.

Por, trajneri ri do të jetë Luis Enrique, një emër që siguron garanci në menaxhimin e yjeve. Dhe mbi të gjithë një futboll të bukur dhe fitues.

Përveç kombëtares spanjolle, 53-vjeçari nga Gijoni ka drejtuar Barcelonën dhe Celta Vigo-n në La Liga, dhe Romën në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat