Duka me falënderime: Tifozë të mrekullueshëm, por të mos ndizeshin fishekzjarrët

Futboll

Duka me falënderime: Tifozë të mrekullueshëm, por të mos ndizeshin fishekzjarrët

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 17:10
Shqipëria

Shqipëria rriti fitoren e parë në fushatën kualifikuese të “EURO 2024” kundër Moldavisë në stadiumin “Air Albania”.

Për këtë ndeshje foli dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili nuk i kurseu falënderimet.

Fitorja është gjithmonë e bukur, 2-0 kundër Moldavisë është rezultat i pritshëm ,çdo rezultat tjetër do të ishte surprizë. Ajo që më gëzoi është vazhdimi i performancaës së mirë të ekipit, fryma pozitive, përkushtimi e kryesisht lidhja e bashkëpunimi shumë i mirë i futbollistëve me trajnerin Silvinjo e stafin e tij.

Shumë i rëndësishëm besimi që ka rikthyer skuadra tek tifozët tanë të shumtë, atmosfera fantastike që ata krijuan mbrëmë në stadium ishte vendimtare për arritjen e rezultatit. Falënderime pa fund:

* Djemve tanë kuqezi për hapjen në mënyrën më të bukur të mundshme të këtij edicioni kualifikuesesh në shtëpinë tone;

* Për tifozët e mrekullueshëm (sikur te mos ndizeshin ato 3-4 fishekzjarrë do te ishte akoma me mire);

* Administratën e Federatës dhe atë shtetërore për organizimin perfekt te çdo gjeje ne lidhje me ndeshjen.

Festa mbaroi, kemi fituar vetëm një ndeshje e jo kualifikimin, për ta arritur atë duhet të jemi kokulur e me këmbë në tokë. Po udhëtojmë drejt Ishujve Faroe , për një mision aspak të lehtë por plotësisht të mundur nëse e rikujtojmë edhe një herë se duhet vetëm punë e disiplinë për ta arritur.

Forca çuna! Forca Shqipëria! Fitore!”, shkruan Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat