Martinez: Ja çfarë e bën unik Cristiano Ronaldon

Futboll

Martinez: Ja çfarë e bën unik Cristiano Ronaldon

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 16:50
Martinez e Ronaldo

Bernardo Silva, më pas dygolëshi i Bruno Fernandes.

Një fitore e pastër 3-0 për Portugalinë e trajnerit Roberto Martinez kundër Bosnje Hercegovinës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset Euro 2024.

Një sfidë në të cilën ka munguar goli i Cristiano Ronaldo-s, në fushë gjatë gjithë ndeshjes, por që gjithsesi i ka dhënë sinjale shumë të mira trajnerit për portugezin.

Pas ndeshjes, Martinez ka folur në veçanti për pesë herë fituesin e Topit të Artë:

“Mentaliteti i Cristiano Ronaldo-s është shembullor.

Si kapiten, Cristiano është një shembull se si duhet të jesh gjithmonë në dispozicion të kombëtares. Është një lojtar unik në futbollin botëror”, ka thënë Martinez për Bola Na Rede.

“Kjo është shumë e rëndësishme për vlerat e skuadrës. Mentaliteti i tij kundrejt ndeshjes ka qenë shumë i mirë dhe unë jam shumë i kënaqur. Është parë në fushë se do të jetë më i miri dhe një shembull për gjithë skuadrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat