Mourinho i ka vënë syrin Marco Verrattit

Futboll

Mourinho i ka vënë syrin Marco Verrattit

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:46
Mourinho i ka vënë syrin Marco Verrattit

Jose Mourinho i ka vënë syrin Marco Verrattit dhe po përpiqet ta veshë atë me fanellën e Romës.

Trajneri i Romës e ka telefonuar personalisht asin italian të Paris Saint-Germain, me qëllim që ta bindë të veshë fanellën e Romën.

Dy skuadrat kanë një marrëdhënie shumë të mirë që mund ta ndihmojë Verrattin të kalojë te italianët, megjithatë ka një problem të vogël për sa i përket financave.

Dhe kjo pasi 30-vjeçari merr një pagë të lartë në Paris dhe ndoshta do të shkojë në formën e një huazimi me të drejtë blerje. Verratti luan për parisienët që nga viti 2012 dhe ka gjithsej 416 paraqitje , duke shënuar 11 gola dhe ka dhënë 61 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat