Vllaznia përforcon mbrojtjen

Futboll

Vllaznia përforcon mbrojtjen

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:06
Milos Stojanoviq

Pas shumë largimeve në ditët e fundit, Vllaznia e re ka nisur të marrë formë.

Shkodranët kanë firmosur zyrtarisht me mbrojtësin Milos Stojanoviq.

Qendërmbrojtësi serb ishte sezonin e fundit pjesë e Kastriotit dhe pavarësisht se skuadra krutane ra nga kategoria, mbrojtësi mbetet në Superiore.

Pasi siguroi firmën e Juriç ditën e djeshme, Vllaznia gjen në këtë mënyrë një tjetër qendërmbrojtës.

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti Milos Stojanoviç.

26 vjeçari luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Kastriotit”, shkruan klubi shkodran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat