Altin Lala: Prisja më shumë nga Uzuni

Futboll

Altin Lala: Prisja më shumë nga Uzuni

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 13:03
Altin Lala

Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, ishte i pranishëm në “Air Albania” për të ndjekur duelin ndaj Moldavisë, ku Shqipëria e Silvinjos, triumfoi me rezultatin 2:0.

“Berisha nuk ka nevojë ta lajë bluzën, kjo për meritë të mbrojtjes.

Duhet ta vlerësojmë si fitore, sepse në të kaluarën në këto ndeshje kemi pasur rezultate negative.

Edhe në Ishujt Faroe duhet të jemi të përqëndruar se dhe aty nuk është e lehtë. Aty ka hapësira për të qenë edhe më lartë. Por përqëndrimi është kryesori në futboll.

Prisja më shumë nga Uzuni, mendoja se do të kishte më shumë vrapime në thellësi.

Nuk kishte shumë detyra mbrojtëse.

Duhet të krijonte hapësira në thellësi. Me lojtarë si Bajrami dhe Bare, do e kishte më të thjeshtë”, u shpreh Lala..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat