Reali do t’i paguajë 500 mijë euro për huazimin e Joselut Espanyoli

Futboll

Reali do t’i paguajë 500 mijë euro për huazimin e Joselut Espanyoli

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:15
Joselu

Real Madridi ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Espanyolit Joselu.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka thënë se huazimi do të jetë valid deri në qershor të vitit 2024.

Reali do t’i paguajë 500 mijë euro për huazimin e Joselut Espanyolit.

Në marrëveshjen e arritur, madrilienët e kanë opsion për ta blerë për 1.5 milion euro, por që nuk është i detyrueshëm.

Gjithashtu Joselu do ta ulë pagën e tij për t’iu bashkuar Real Madridit.

Spanjolli gjatë sezonit të kaluar ka shënuar 17 gola në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat