Kërkohej edhe nga 2 skuadrat e Serisë A

Futboll

Kërkohej edhe nga 2 skuadrat e Serisë A

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 19:11
Xhuliano Skuka

Xhuliano Skuka u transferua në formë huazimi nga Metzi për te Maribori në kampionatin slloven.

Ndoshta për të është një hap pas duke parë nivelin e kampionatit, për shkak se Metz u ngjit në Ligën e Parë franceze, por në Slloveni, Skuka ka mundësi të tregojë edhe një herë tjetër vlerat e tij.

Kalimi te Maribori është njoftuar edhe nga vetë mediat italiane, që e lidhin emrin e Skukës me dy skuadra që militojnë në Serinë A. Hellas Verona dhe Leçe kanë shfaqur interes për Skukën në kohën kur ky i fundit aktivizohej me Partizanin dhe në merkaton e janarit, ata kërkonin shërbimet e tij.

Megjithatë, kalimi te Metz mbylli spekulimet dhe Seria A ndoshta mund të mendohet tashmë në një moment të dytë. “I kërkuar nga Hellas Verona dhe Leçe në merkaton e fundit të janarit, e ardhmja e sulmuesit shqiptar Xhuliano Skuka (24 vjeç) do të jetë në Slloveni.

Zyrtarisht, ai largohet nga Metz sapo kthehet në Ligue 1 dhe kalon në Maribor në formë huazimi me të drejtë blerjeje”, shkruan “Tutto Mercato” për sulmuesin dibran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat