Ish futbollisti i njohur rumun godet Rumaninë: Kosova ishte superiore 

Futboll

Ish futbollisti i njohur rumun godet Rumaninë: Kosova ishte superiore 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 qershor 2023 Në ora: 17:41
Pamje nga ndeshja

Florin Raducioiu ka bërë një analizë të ashpër, pasi Rumania barazoi me rezultatin 0:0 ndaj Kosovës. 

Ish-reprezentuesi rumun mendon se rumunët e selektorit Edi Iordanescu kanë luajtur një ndeshje jashtëzakonisht të dobët, për këtë arsye ai ka bindjen se nuk kanë asnjë gjasë për t'u kualifikuar në EURO 2024.

Raducioiu u deklarua gjithashtu i pakënaqur me lojtarët tek të cilët u mbështet Edi Iordanescu në sulm, përkatësisht Dennis Man, Florinel Coman dhe George Puscas.

“Një ndeshje në të cilën sinqerisht nuk e meritonim të mbyllnim barazim.

Skuadra e Kosovës ishte superiore, sidomos në pjesën e dytë, thuajse nga çdo këndvështrim: fizik, taktik, teknik, i vullnetit për të luftuar dhe vetëm pasaktësia, veçanërisht e Muriqit, në këto minutat e fundit na bëri të mos kthehemi pa një pikë nga Kosova.

E përsëris, një ekip rumun që nuk tregoi pothuajse asgjë.

Një skuadër rumune që u tejkalua për nga shpejtësia për mendimin tim, për nga vullneti, një ekip që dëshpëroi sidomos në pjesën e dytë.

Në të vërtetë, dukej sikur Kosova mund të shënonin në çdo moment.

Por, e përsëris, nuk mund të pretendojmë të luftojmë për vendin e dytë, sidomos pas kësaj pjese të dytë katastrofike.

Jam shumë i zhgënjyer!

Prisja pak më shumë nga pikëpamja individuale nga Mani, te Coman, nga ata që hynë në lojë.

Nuk po flas më për Puscas.

Ishim me fat! Marrim këtë pikë, që ndoshta do të peshojë shumë në bilancin e kualifikimit.

Do ta shihni që nuk do të jetë aspak e lehtë në Bukuresht në ndeshjen e kthimit!”, tha Florin Raducioiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat