Drenori me akuza të shumta ndaj Feronikelit 74

Futboll

Drenori me akuza të shumta ndaj Feronikelit 74

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 12:13
Logo e Feronikelit 74

Xhavit Drenori, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “GREEN for Drenas”, përmes një postimi, ka lëshuar një mori akuza në drejtim të klubit të futbollit Feronikeli 74 nga Drenasi.

"Reagim i IQ “GREEN për Drenas, Mbetemi (fatkeqësisht) me dyshime se klubi i ri "KF FERONIKELI 1974", njejtë si klubi ynë i zemrës, KF FERONIKELI "i vjetër", mund të ketë kaluar nga një dallaveraxhi në tjetrin!!!

Sot, pas publikimit të lajmit për dorëheqje të trajnerit, u interesuam për ta mësuar të vërtetën në lidhje me arsyet. 

Arritëm të informohem se janë shkaqet personale të trajnerit për shkëputje të bashkëpunimit.

U interesuam sepse ditëve të fundit jemi informuar se gogja do dallavere e kanë përshkruar “fuzionimin” e klubit. Madje, këto dallavere janë edhe pjesë e hetimeve nga organet gjyqësore. 

Të informuar janë  edhe përgjegjësit e Ministrisë së Sportit, e nëse ende jo të FIFA-s, së shpejti edhe ata.

Po i prezantojmë disa nga këto dallavere / keqpërdorime:

- FFK ka bërë pagesë të kundërligjshme në llogari private të Erlind Krasniqi, mjete financiare të cilat kanë qenë të dedikuara për KF "Feronikelin". 

- Mjete finaciare të dedikuara për klubin nga shitja e të drejtave televizive 12.500 euro dhe me vendim 25.000 euro janë derdhur në llogari private, ndërsa KF “Feronikeli" është OJQ. 

- FFK me vetëdije ka bërë pagesën në llogarinë private të Erlind Krasniqit, duke e ditur faktin se FIFA ka bllokuar llogaritë e KF "Feronikelit" për shkak të borgjeve të papaguara ndaj futbollistëve. 

- FFK në vend se të respektoj ligjshmërinë dhe të zbatoj vendimin e FIFA-s, me vetëdije i ikë zbatimit të vendimit të FIFA-s dhe detyrimeve ndaj ATK-së. 

- Duke e ditur situatën me vetëdije FFK ia mundëson KF Feronikelit fuzionimin me KF Fortunën dhe ia ruan rangun e njejtë të garave duke i shmangur përkohësisht detyrimet financiare që i ka të krijuara KF Feronikeli ndaj lojtarëve dhe ATK-së. 

- Tani ky klubi i ri veç se ka filluar garat në ligën e parë me emrin e ri "Feronikeli 74", ku sipas FFK njihet si klub i ri dhe nuk trashëgon asnjë detyrim nga klubi i mëparshëm.(klubi i ri fillon garat drejtpërdrejt në ligën e parë, e tani është inkuadruar në Superligë). 

Pagesat e realizuara kundërligjshëm tek Presidenti i klubit Erlind Krasniqi, janë realizuar gjatë viteve 2022, ndërsa si dëshmi posedojmë transferet, nga cila konto/bankë në cilën si dhe shumat e sakta. 

Sipas informacioneve, paratë janë tërhequr cash nga bankomatet (jashtëligjshëm) dhe jo me fatura të rregullta, siç parashihet me ligj”, ka shkruar mes të tjera Drenori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat