Kosova është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen e tretë të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Në portë, Arijanet Muric është i padiskutueshëm, ndërsa Mërgim Vojvoda kthehet në të djathtë. Në qendër janë Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti, ndërsa Leart Paqarada do të vazhdojë në krahun e majtë të mbrojtjes.
Edhe në mesfushë janë Ibrahim Dresheviq dhe Betim Fazliji, ndërsa pak më avancuar është Bersant Celina.
Në sulm është Vedat Muriqi, i cili do të përkrahet nga Milot Rashica dhe Florent Muslija.
Rumunët luajnë me emra si Puscas e Stanciu në sulm.
Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Paçarada, Fazliji, Dresheviq, Muslija, Rashica, Celina dhe Muriqi.
Rumania: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas, Stanciu, M. Marin, Burca, Coman, Man dhe Camora.