Spanja në finale të Ligës së Kombeve

Futboll

Spanja në finale të Ligës së Kombeve

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Është mësuar edhe kombëtarja e cila ka siguruar biletën e fundit për në finalen e Ligës së Kombeve.

Spanja e ka eliminuar Italinë në gjysmëfinale të kësaj gare duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Golat për Spanjën i shënuan Yeremi Pino (minuta e 4') dhe Joselu (minuta e 88') kurse golin e nderit për Italinë e shënoi Ciro Immobile në minutën e 11' nga penalltia.

Kjo fitore e dërgon Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve, ku atje do të përballet me Kombëtaren e Kroacisë.

Finalja mes Spanjës dhe Kroacisë zhvillohet më 18 qershor me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat