Spanjë - Kroaci, finalja e Ligës së Kombeve

Futboll

Spanjë - Kroaci, finalja e Ligës së Kombeve

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Tashmë janë mësuar dy ekipet finaliste të këtij edicioni në kompeticionin e Ligës së Kombeve.

Spanja dhe Kroacia do të jenë dy kombëtaret që do të luajnë në finale për ta fituar këtë trofe.

Spanjollët prekën finalen pasi triumfuan sonte 2:1 ndaj Italisë, me një gol në momentet e fundit nga Joselu.

Në anën tjetër, Kroacia siguroi kualifikimin dje, duke e mposhtur pas vazhdimeve 4:2 Holandën.

Finalja zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45 në Holandë.

Kurse, të dielën do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë mes Italisë dhe Holandës nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat