Reali hidhet në sulm për yllin e Interit

Futboll

Reali hidhet në sulm për yllin e Interit

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 19:24
Lautaro e Lukaku

Kylian Mbappe mbetet ëndrra e madhe, por e vështirë që të realizohet, ndërkohë që Lautaro Martinez mbetet opsioni më i realizuaeshëm pas largimit të Benzema.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, sulmuesi argjnetinas është një nga dëshirat e mëdha të Carlo Ancelottit, së bashku me një tjetër ish zikaltër, Achraf Hakimin, i cili aktualisht është pjesë e PSG-së.

28 gola të realizuara në çdo kompeticion, ku 21 kanë ardhur në kampionat, 3 në Champions, 3 në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupë. Janë statistika që kanë bindur skuadrën madrilene.

Lautaro është i hapur për një transferim te Reali edhe pse drejtuesit zikaltër e shikojnë atë si të paprekshëm.

Mediat spanjolle bëjnë me dije, se Lautaro dhe Hakimi janë dy kërkesat e vetme të Ancelottit për të përforcuar Realin sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat