Latifi mesazh Vllaznisë dhe tifozërisë shkodrane

Futboll

Latifi mesazh Vllaznisë dhe tifozërisë shkodrane

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:40
Liridon Latifi

Një ditë më parë klub i Vllaznisë njoftojë se ishte ndërprerë marrëdhënia kontraktuale me Liridon Latifin, i cili dha kontribut për dy vjet për fanellën kuqeblu.

Sot, ka ardhur edhe reagimi i vetë futbollistit nëpërmjet një postimi të shkurtër në Instagram, duke falënderuar klubin Shkodra, veçanërisht presidentin Xhaferri dhe tifozët kuqeblu për përvojën e kaluar në Shkodër.

“Me dorën në zemër, faleminderit KF Vllaznia dhe faleminderit e gjithë.

Shkodra për dy vitet në këtë qytet të zjarrtë për futbollin dhe uroj që Vllaznia të jetë gjithmonë pretendente ashtu si i ka hije.

Falënderoj presidentin Xhaferi dhe gjithë tifozërinë Shkodrane”, njofton Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat