Premton gjëra të mëdha me Realin

Futboll

Premton gjëra të mëdha me Realin

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:54
Jude Bellingham

Jude Bellingham është prezantuar edhe zyrtarisht sot si lojtar i Real Madridit përmes një konference për shtyp, të cilën e mbajti së bashku me presidentin e klubit, Florentino Perez.

Ylli anglez u largua nga Borussia Dortmundi për ta provuar një eksperiencë të re, ndërsa është i gatshëm për sfidat që e presin në “Santiago Bernabeu”.

Ai ndihet i lumtur që po e realizon një ëndërr, ndërsa premton se do ta japë maksimumin për të arritur suksese me madrilenët.

“Është një kënaqësi të jem këtu. Është klubi më i madh në histori, jo shumë lojtarë e kanë mundësinë të luajnë këtu. Jam mjaft mirënjohës për ata që më kanë sjell të luaj në këtë skuadër. Në Angli gjithmonë kam bërë tifo për Realin, nuk mund ta refuzoja këtë mundësi. Do të ishte më e lehtë po të kthehesha në Angli, por doja të dilja nga ‘zona komode. Është moment i duhur, jam aty ku doja të isha”, deklaroi fillimisht futbollisti ofanziv.

Ofertat tjera: “Paratë nuk janë shumë të rëndësishme, nuk i kam menduar. Kam folur me Borussia Dortmundin, më pëlqente oferta e Real Madridit dhe dëshiroja të transferohesha sa më shpejt. E kam zgjedhur Realin, nuk është se skuadrat tjera nuk më kanë pëlqyer.”

Zgjedhja e numrit 5: “E falënderoj Vallejon, kemi biseduar dhe nuk i jam imponuar. I jam mjaft mirënjohës. E admiroj shumë Zidanen, ka lënë pasardhës të mëdhenj në këtë klub. Unë jam ndryshe, por është një munër që më inspiron. Fanella e Realit është një përgjegjësi e madhe dhe ndoshta kjo zgjedhje mund të më vë në një pozitë jo-komode. Gjithmonë e kam vlerësuar shumë Zidanen, për mua ka qenë më i miri. Shpresojmë që mund ta ndjek rrugën e tij, është një nder.”

Një mendim për Ancelottin: “Kemi biseduar, mendoj se është një trajner i jashtëzakonshëm. Për mua është një mundësi të punoj me njërin prej trajnerëve më të mirë në histori. Jam i lumtur që më ka dashur në skuadrën e tij.”

Kane në Real?: “Është kapiteni im dhe një lojtar fantastik. Nuk mund ta di se çka do të ndodhë.”

Pritshmëritë: “E di se kërkesa është shumë e lartë, kam përgjegjësi të madhe. Kur luan në nivele profesionale, edhe nëse je i ri, duhet të mësosh shpejt. Jam adaptuar gjithmonë mirë.”

Modric e Kroos: “Për mua do të jetë një eksperiencë e vlerës së lartë. Mënyra se si luajnë, vizioni i tyre i lojës, eksperienca… Do t’i ndjek shumë në javët e para, dua të mësoj nga ta. E kemi një skuadër të jashtëzakonshme dhe mezi pres të jem një prej tyre.”

Arritja eventuale e Mbappes: “Siç e thash për Kanen, nuk mund të komentoj.

Janë lojtarë fantastikë, të shohim se si do të shkojnë gjërat. I kam lexuar disa gjëra, po jo gjithçka çka lexojmë është e vërtetë.

Është një lojtar i madh dhe ne duam gjithmonë të luajmë me më të mirët. Të gjithë duan të luajnë me Mbappen, nuk ka dyshim këtu.”

Salla me trofe: “Ishte impresionuese të hyja aty. Skuadra nuk e ka fituar kampionatin e as Championsin, por tash dua ta jam kontributin tim për suksese të reja.”

Kostoja e transferimit: “E di se është paguar shumë për mua, por çmimi nuk më brengos. Nuk jam avokat apo komercialist, jam lojtar dhe jam këtu për të luajtur.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat