Trajneri portugez jep vendimin për të ardhmen e tij

Futboll

Trajneri portugez jep vendimin për të ardhmen e tij

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 12:12
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka fluturuar në drejtim të Londrës për të takuar drejtuesit e klubit të Al Ahli.

Trajneri portugez, i shoqëruar nga menaxheri i tij irlandez, Matju O’Donoho, ka takuar delegacionin e klubit arab, ku në krye ishte presidenti, Valid Moaz.

Palët janë takuar në një nga hotelet më luksoze të Londrës, shumë pranë me stadiumin “Stamford Bridge”. Presidenti i klubit i ka ofruar Murinjos një kontratë dy vjeçare dhe miliona euro përfitime, ndërkohë që shuma mendohet të jetë rreth 100 milionë euro për dy sezone.

Megjithatë, trajneri e ka refuzuar ofertën faraonike nga Arabia Saudite.

Ai ia ka bërë të qartë presidentit se nuk është i interesuar për t’u larguar nga Roma dhe se ka një objektiv dhe një projekt me verdhekuqtë. Murinjo mund të largohet nga Roma vetëm në rast se ka një ofertë nga Real Madridi ose PSG, në raste të tjera, “Gazzetta dello Sport” raporton se largimi është i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat