Vendimi i papritur

Futboll

Vendimi i papritur

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 22:58
Fabio Groso

Fabio Groso nuk do të jetë trajneri i Frosinones në sezonin e ardhshëm. Ish-mbrojtësi, i cili bëri emër në vitin 2006 duke u kthyer në një nga protagonistët e fitores së Botërorit me Italinë, ka filluar të njihet në arenën ndërkombëtare edhe si trajner.

Padyshim arritja më e madhe e karrierës së tij ishte ngjitja e Frozinones në Serinë A, duke e bërë këtë klub fituesin e Serisë B në edicionin e fundit.

Një arritje e shkëlqyer për Groson, por i cili në mënyrë të papritur ka vendosur që të mos vazhdojë kontratën që kishte lidhur më këtë klub.

Kontrata e tij përfundonte në qershor dhe ai ka vendosur të mos e rinovojë marrëveshjen.

Kjo, për shkak se për të ka interesim nga një klub me emër si Sampdoria që e tërheq shumë edhe pse bëhet fjalë për të paktën një tjetër edicion në Serinë B.

Gjithashtu, edhe Olimpik Marseja është tunduar nga ideja që të afrojë Groson, i cili tashmë do të ketë mundësinë të zgjedhë ku të vazhdojë karrierën, pasi është kthyer në një nga trajnerët e rinj më interesantë në qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat