Alba: Sfidë me të trija rezultatet brenda

Futboll

Alba: Sfidë me të trija rezultatet brenda

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 12:08
Pamje nga një ndeshje

Mbrojtësi spanjoll Jordi Alba ka folur sot për ndeshjen gjysmëfinale të Nations League mes Spanjës dhe Italisë, që do të luhet më 15 qershor, në Holandë.

Veterani 34-vjeçar e konsideron kombëtaren “azzurre” si mjaft të vështirë për t’u mundur.

“Italia është një rivale shumë e fortë, me të cilën jam përballur shumë herë dhe ku rezultatet kanë qenë të ndryshme.

Ndaj këtij ekipi kam edhe një kujtim shumë të bukur, finalen e vitit 2012 të fituar në Kiev”, thotë Alba

“Italia gjithnjë mbrohet mirë, ndaj mendoj se do të jetë një ndeshje mes dy ekipesh që kërkojnë të gjejnë rrugën e tyre drejt suksesit. Për mua, Italia ka qenë gjithnjë një nga kombëtaret më të mira në botë dhe fusha e tregon këtë gjë”, tha Jordi Alba.

“Kjo gjysmëfinale e Nations League do të jetë e veçantë, pasi të dyja duan finalen dhe trofeun. Duhet kujdes, pasi mund të befasojnë në çdo moment. Edhe ne kemi një ekip të mirë, ndaj besoj se do të shohim një ndeshje të bukur”, u shpreh Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat