Real Madrid prezanton fanellën e re për sezonin e ardhshëm

Futboll

Real Madrid prezanton fanellën e re për sezonin e ardhshëm

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 11:09
Real Madrid

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka prezantuar sot (e mërkurë) fanellën e parë apo atë që njihet si ‘fanella vendase’ për sezonin e ri 2023/24.

Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, përveç transferimeve, klubet merren edhe me çështje tjera, të cilat nuk janë gjithashtu të rëndësishme.

Njëra nga to padyshim se është prezantimi i fanellave që zakonisht vjen në fund të sezonin që lamë pas ose para nisjes së përgatitjeve para-sezonale për sezonin e ri.

Kështu ka vepruar edhe Real Madridi, i cili në bashkëpunim me kompaninë Adidas sot ka prezantuar fanellat e para, ato si vendas, për sezonin 2023/24.

Edhe këtë sezon, fanella e Los Blancos është bërë me materiale 100 për qind të ricikluara, pasi ky produkt përfaqëson vetëm një nga zgjidhjet e Adidas për të ndihmuar në përfundimin e mbetjeve plastike.

Fanella edhe kësaj radhe ka një dizajn madhështor, elegant dhe shumë me stil. E përbërë kryesisht nga ngjyra e tyre klasike, e bardhë dhe e përfunduar me detaje ari, ajo shfaq një shenjë “Hala Madrid!” në pjesën e pasme të qafës.

Pjesë e prezantimit të fanellës së sezonit 2023/24 ishin yje si Vinicius Junior, David Alaba, Toni Kroos, Federico Valverde dhe Thibaut Courtois.

Fanella tashmë është në shitje në dyqanin zyrtar të Real Madridit dhe Adidasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat