Holandë-Kroaci, formacionet e mundshme

Futboll

Holandë-Kroaci, formacionet e mundshme

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 10:43
Holandë-Kroaci

Një vend në finalen e sezonit 2022/23 të Ligës së Kombeve është synimi i vetëm i Holandës dhe Kroacisë, të cilat përballen sot në stadiumin “De Kuip” të Rotterdamit.

Holanda e zuri vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A për ta arritur gjysmëfinalen, kurse Kroacia përfundoi e dyta, pas kampionit në fuqi – Francës, në Grupin 1 të Ligës A.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Holanda e mposhti 3:0 Gjibraltarin, kurse Kroacia shënoi fitore 2:0 si mysafire ndaj Turqisë.

Të dy këto kombëtare janë përballur vetëm dy herë mes vete, ku secila ka nga një fitore, kurse takimi i fundit mes tyre përfundoi 3:0 në të mirë të Holandës (2 shkurt të vitit 2008).

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Holanda nuk do të paraqiten Memphis Depay dhe Matthijs de Ligt për shkak të lëndimeve, kurse Kroacisë i mungojnë Josko Gvardiol dhe Marko Livaja.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Holanda (4-3-3): Bijlow; Dumfries, Van Dijk, Botman, Ake; De Roon, De Jong, Wijnaldum; Bergwijn, Gakpo, Simons

Kroacia (4-3-3): Livakovic; Juranovic, Sutalo, Erlic, Sosa; Kovacic, Brozovic, Modric; Pasalic, Kramaric, Perisic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat