Sheikët i bëjnë nder Asllanit

Futboll

Sheikët i bëjnë nder Asllanit

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 20:04
Asllani

Finalja e Ligës së Kampioneve me Interin mund të ketë qenë etapa e fundit e karrierës si zikaltër për një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj skuadre, Marcelo Brozoviç.

Kroati u kthye përsëri në nivelet më të larta të tij në muajt e fundit, por ndarja mes palëve për shumëkënd duket e pashmangshme në këtë pikë.

“La Gazzetta Dello Sport:” shpjegon se ndarja e kroatit me klubin, është rrjedhojë e situatës ekonomike në klub ku dëshirojnë të ulin shpenzimet, si dhe për të vlerësuar më mirë Çalhanollu, i cili ka marrë përsipër të drejtojë mesfushën.

Gjithsesi, zikaltërit nuk do ta lëshojnë me “skonto” futbollistin, pasi kërkohen 25-30 milionë euro për kartonin e tij.

Njukasëll kishte kërkuar lojtarin në muajt e kaluar dhe mund të kthehet përsëri në garë, por ndërkohë raportohet se janë të paktën 2 klube nga Arabia Saudite të interesuara për të. Vetë futbollisti është i hapur ndaj çdo skenari të mundshëm, pasi si Milano, si Premier Liga, si milionat nga Arabia Saudite e tërheqin në mënyrën e tyre.

Një largim i tij do të kërkonte një tjetër investim në mesfushë për Interin, që pret ndërkohë hapin e radhës të Asllanit, i cili do të kishte më shumë hapësira për të treguar vlerat e tij. Në fund të fundit, zikaltrit e afruan për të qenë pasardhësi i Brozoviç dhe shpresojnë që ai të ketë mësuar mjaftueshëm nga kroati për ta zëvendësuar denjësisht kur të vijë momenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat