Flet shqiptari nga Bukureshti para sfidës Kosovë - Rumani: Me kë do të jem? 

Futboll

Flet shqiptari nga Bukureshti para sfidës Kosovë - Rumani: Me kë do të jem? 

Nga: K. Goca Më: 13 qershor 2023 Në ora: 18:51
Elvis Bakaj

Elis Bakaj, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, që ka luajtur për Dinamon e Bukureshtit, ka folur për mediumin rumun “Sport.ro” para  ndeshjes Kosovë - Rumani. 

Ai është i vendosur në Rumani, është i martuar me një rumune dhe ka një restorant në lagjen Titan të Bukureshtit, por personalisht njihet me disa lojtarë të kombëtares së Kosovës, duke qenë shokë shumë i mirë me Amir Rrahmanin, qendërmbrojtësin e Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës.

Të dy ishin bashkëlojtarë në Kroaci në RNK Split dhe vazhdojnë të mbajnë kontakte.

"Me kë do të jem?

E kam të vështirë ta them.

Unë qëndroj këtu, Rumania është shtëpia ime e dytë. Unë kam miq atje...

Mund të fitojë më i miri. Nuk dua të gënjej, të jem me një apo tjetrin jam kapur ne mes, me rëndësi që të jetë një ndeshje e bukur për tifozët, do të jem i lumtur nëse fiton Rumania dhe nëse fiton Kosova dhe nëse barazohet”, tha Bakaj. 

“Gjasat janë 50-50, sepse edhe Kosova ka një ekip shumë të mirë, të gjithë e dinë se çfarë lojtarësh ka Kosova, ata luajnë në klubet më të mira në Evropë.

Rumania po kalon një moment shumë të mirë, i fitoi dy ndeshjet e para.

Do të jetë një ndeshje interesante, një ndeshje 50/50. Kushdo që bën më pak gabime do ta fitojë ndeshjen.

Të dyja skuadrat kanë cilësi në fazën sulmuese për të bërë diferencën. Dhe për ta takimi është shumë i rëndësishëm, duhet të fitojnë. Nëse nuk fitojnë, mendoj se nuk do të kenë mundësi të shkojnë më tej.

Kombëtarja rumune po rritet. Ata ndryshuan shumë lojtarë, erdhën disa lojtarë të rinj, duhet t'u japim pak kohë.

Në futboll nuk është aq e lehtë të ndryshosh breza. Bota këtu është mësuar me lojtarë të mëdhenj me rezultate të mëdha, por vjen një moment kur duhet ta bësh atë ndryshim dhe duhet të jesh i duruar.

Do të jetë mirë në të ardhmen. Në dy ndeshjet e para ekipi dukej mirë. Nuk është një lojë e lehtë në Kosovë, nuk je i sigurt se do të shkosh atje dhe do të fitosh, sepse ata kanë një ekip të mirë.

Ata kanë zgjidhje në sulm, kanë edhe lojtarë të mirë në pankinë”; thotë Bakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat