Kosova zhvillon stërvitje në palestër para duelit me Rumaninë

Futboll

Kosova zhvillon stërvitje në palestër para duelit me Rumaninë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Rumanisë për 16 qershor.

Dardanët kanë gjashtë ditë që janë grumbulluar për ndeshjet e muajit qershor ku fillimisht do të përballen me 16 qershor në Prishtinë derisa tre ditë më vonë luajnë ndaj Bjellorusisë në udhëtim.

Përderisa pesë ditë radhazi kanë bërë stërvitje në kampin nacional në Hajvali, sot të grumbulluarit e trajnerit Alain Giresse kanë kryer stërvitje në palestër.

Atmosfera në grumbullim duket shumë e mirë dhe futbollistët janë në formë.

FFK ka publikuar video nga stërvitja e futbollistëve në palestër të cilët po përgatiten maksimalisht për duelin e të premtes mbrëma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat