Zidane e thotë hapur

Futboll

Zidane e thotë hapur

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:42
Zidane

A do të jetë Zinedine Zidane trajner i kombëtares franceze? Ish-playmakeri i Juventusit dhe Real Madridit foli për këtë temë në një intervistë për GQ.

“Unë kam thënë shpesh se kur e njeh Francën si lojtar dhe më pas bëhesh trajner, është logjike që të mendosh për një lëvizje të tillë.

Por nuk është koha. Unë kam qenë gjithmonë ambicioz: kur isha në Kanë, doja të shkoja te Bordeaux, më pas doja të luaja për Juventusin dhe më pas te Reali në Madrid: çdo herë ishte një përvojë e ndryshme dhe më e rëndësishme.

Unë gjithmonë kam besuar te vetja ime. Një etapë e dytë te Reali? Nuk i përgatis gjërat, bëj atë që ndjej. Kalova dy vite e gjysmë, kishim fituar shumë dhe kisha nevojë për pushim. 8 muaj më vonë, presidenti Florentino Perez më telefonoi dhe më bëri të reflektoj.

“Pse të kthehem pas gjithë asaj që kam bërë? Pse të rrezikoj duke bërë gjëra më pak të mira? Por unë nuk bë llogari, veproj instinktivisht”, tha Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat