Çfarë shkruan media rumune për gjyqtarin e ndeshjes Kosovë - Rumani?

Futboll

Çfarë shkruan media rumune për gjyqtarin e ndeshjes Kosovë - Rumani?

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2023 Në ora: 13:48
Danny Makkelie

Ballafaqimi mes kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë do të drejtohet nga gjyqtari holandez Danny Makkelie, njofton UEFA në faqen zyrtare.

Ndeshje luhet me 16 qershor (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të xhiros së tretë të Grupi 1 të kualifikueseve për Euro 2024. 

“Në ekipin e arbitrave bëjnë pjesë edhe bashkëkombësit e tij Hessel Steegstra, Jan de Vries (asistentë) dhe Sander Van Der Eijk (zyrtari i katërt).

Makkelie në mënyrë të pashpjegueshme, në gjysmëfinalen Angli - Danimarkë (2:1) në Euro 2020, nuk vuri re praninë e dy topave, krah për krah, në fazën ku referoi një penallti për anglezët në kohën shtesë. 

Raheem Sterling më pas i kishte të dy topat para tij para se të hidhte në zonë dhe të bënte goditjen nga pealltia, fillimisht i humbur nga Harry Kane, i cili më pas shënoi golin vendimtar”, ka shkruar mes të tjera mediumi rumun “Sport.ro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat