De Zerbi: Ka shumë zili ndaj Guardiolës

Futboll

De Zerbi: Ka shumë zili ndaj Guardiolës

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 13:27
De Zerbi

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi ka folur me fjalë të mira për Pep Guardiolën pas fitores së Champions League.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet, italiani u shpreh se Guardiola ka arritur gjithçka në karrierën e tij për të qenë trajneri më i mirë.

“Kundër Manchester City e vetmja gjë që më shqetësonte ishte humbja e topit, 60 me 40. I thashë Pep-it për këtë pas ndeshjes.

Unë e dua atë, ai është personi që më ndihmoi më shumë kur mbërrita në Angli, ai më telefonoi menjëherë për të më thënë një fjalë të mirë dhe më pyeti nëse kisha nevojë për ndonjë gjë.

Ai është numri një në histori bashkë me Sacchi-n dhe disa të tjerë. Ka kaq shumë zili ndaj tij. Çfarë duhet të bëjë më shumë?

Ai ka fituar gjithçka në karrierën e tij dhe kjo është një meritë e madhe”-tha De Zebri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat