Partizani afron sulmuesin 21-vjeçar

Futboll

Partizani afron sulmuesin 21-vjeçar

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:43
Pamje nga konferenca

Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, po këtë të hënë Partizani ka njohur tifozët me afrimin e parë të merkatos.

Fjala është për Albers Kekon, sulmues i cili ka nënshkruar një kontratë që pritet ta mbajë në kryeqytet për 3 sezonet e ardhshme. 21-vjeçari Keko vjen nga Korabi i Kategorisë së Parë dhe shihet si mjaft me prespektivë për të ardhmen.

“Partizani zyrtarizon afrimin e Albers Kekos.

Sulmuesi kryeqytetas është përforcimi i parë i kampionëve të Shqipërisë. 

Klubi ka aktivizuar klauzolën e blerjes së Kekos nga Korabi, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

21 vjeçari është prezantuar sot nga presidenti Demi dhe bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Korabi, skuadër me të cilën shënoj edhe 14 gola”,-thuhet në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat