Igli Tare, mesazh për ndarjen nga jeta të Silvio Berluskonit: Lamtumirë një presidenti të madh

Futboll

Igli Tare, mesazh për ndarjen nga jeta të Silvio Berluskonit: Lamtumirë një presidenti të madh

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Ndarja nga jeta e Silvio Berluskonit sot ka sjellë reagime të shumta nga bota e sportit për një nga personat që la shenjë në futbollin europian në tre dekadat kur drejtoi klubin e Milanit.

Një prej atyre që kanë reaguar për këtë ngjarje, ishte edhe Igli Tare.

Ashtu si shumë figura të tjera të sportit, Tare ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë mesazhin e tij për figuriën e Berluskonit si njeri pranë sportit.

“Lamtumirë një presidenti të madh”, shkruante ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe drejtues për shumë vite në Serinë A, ku është takuar edhe me Berluskonin i cili në vitet e tij te Milani, ishte vetë aktiv në jetën e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat