Bayerni vazhdon “të luftojë” për Lucasin

Futboll

Bayerni vazhdon “të luftojë” për Lucasin

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 23:34
Lucas Hernández

Duket se Lucas Hernández tani është më shumë brenda sesa jashtë Bayernit.

Pak javë më parë, gjithçka tregonte se lojtari do të largohej nga klubi bavarez për të shkuar te PSG.

Por tani, nga brenda klubit, konkretisht anëtari i Bordit Drejtues, Uli Hoenes, shprehet me siguri të plotë për qëndrimin e francezit:

“Nëse e keni parë Lucasin në festimet e titullit, nuk besoj se ka lënë përshtypje që është i pakënaqur këtu.”

Sipas “Bild”, gjithçka mbetet e hapur. Bayerni është ende në pozicion “lufte” me lojtarin për të rënë dakord për rinovimin e kontratës dhe Lucasi ka vendosur një afat.

Është 14 qershori, dita kur mbrojtësi francez dëshiron ta ketë të vendosur të ardhmen e tij: ose të rinovojë me Bayernin, ose të transferohet te PSG (për të shkuar me pushime me mendjen “të fjetur”).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat