Miliona arabe për veteranin e Bayernit

Futboll

Miliona arabe për veteranin e Bayernit

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:47
Thomas Muller

Liga e Arabisë është kthyer në një “atraksion” për lojtarët me “peshë” në kontinentin e vjetër, aty ku interesi është i dyanshëm.

Ekipet arabe në “çadrën” e qeverisë kërkojnë të promovojnë sportin dhe ligën e tyre, njëkohësisht duke e prezantuar veten në këtë spektër mes yjeve botërorë si Ronaldo me shokë, ndërsa këtë të fundit kanë mundësi ta mbyllin karrierën si “perandorë” mbi bazë të ardhurash.

Prestigjiozja gjermane, “Sport Bild”, ka raportuar së fundmi se “tentakulat” e sheikëve kanë shkuar deri te Thomas Muller.

Pavarësisht tundimit në planin financiar, futbollisti me numër 25 në “Allianz Arena” i ka thënë jo ofertës, pa dhënë detaje se cili klub ka qenë i interesuar dhe se çfarë shume Myler do të përfitonte në rast kalimi në Lindjen e Mesme.

Sezonin që lamë pas, lojtari më i vjetër nga kontingjenti aktual i Bajernit u vu shpeshherë në lupën e largimeve, aq sa krerët më të rëndësishëm në Mynih e thanë fjalën e tyre, pra mohimin e zërave rreth zhvendosjes së bavarezit.

Kontrata me kampionët e Bundeligës i skadon verën e vitit të ardhshëm dhe me shumë gjasa do të jetë e fundit në karrierë. Ai e ka nisur aventurën në Mynih prej sezonit 2008-2009, e përkthyer me 235 gola dhe 256 asiste në 666 prezenca, shto 32 trofe për klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat