Katër finale të humbura brenda një sezoni

Futboll

Katër finale të humbura brenda një sezoni

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

2023 ishte një vit “jo” për klubin e Fiorentinës, që dështoi në plot 4 finale sezonale.

Pas skuadrës së parë që dështoi në finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit dhe atë të Konferencë Ligë ndaj Uest Hemit, mbrëmjen e sotme ishte radha e skuadrës së 19-vjeçarëve për t’i vendosur “vulën” zhgënjimit.

Primaverat e Fiorentinës, me në krye kapitenin shqiptar Eljon Toçi, u mposhtën në finalen e kampionatit nga Leçe, me një gol në minutën 122-të.

Ndërkohë që pak kohë më parë, humbën edhe finalen e Kupës së Italisë ndaj Romës, në një tjetër duel që shkoi me kohë shtesë.

Një sezon ky që duket se do të mbahet mend gjatë nga klubi i Fiorentinës për sa i përket dështimeve të njëpasnjëshme në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat