Hazard drejt lamtumirës nga futbolli

Futboll

Hazard drejt lamtumirës nga futbolli

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 14:43
Eden Hazard

Tashmë dihet se Eden Hazard nuk do të jetë më një lojtar i Real Madrid pasi vetë klubi e informoi këtë gjë duke i ndërprerë kontratën para disa ditësh.

Sipas raportimeve të “El Mundo Deportivo”, ylli belg duket se është i gatshëm të varë këpucët në gozhdë.

Në moshën 32-vjeçare, blerja më e shtrenjtë deri më tani e Real Madrid duket se është lodhur nga dëmtimet e shumta dhe nga minutat e pakta në fushën e lojës.

Kështu, sipas tij, zgjedhja më e mirë do të ishte të largoheshe përfundimisht nga futbolli i luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat