Mazrekaj merr vendimin, firmos me kampionët

Futboll

Mazrekaj merr vendimin, firmos me kampionët

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 13:22
Mentor Mazrekaj 

Mentor Mazrekaj ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Laçit, por 34-vjeçari ka vendosur që të largohet nga kampionati shqiptar. SuperSport mëson se sulmuesi i majtë do të jetë pjesë e Strugës, skuadër e cila fitoi titullin kampion këtë edicion në Maqedoninë e Veriut.

Futbollisti dardan ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Strugës për të nënshkruar për një vit, teksa pritet që të premten të bëhet zyrtarizimi. Ai do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro pasi të firmosë kontratën me klubin shqiptar.

Tekniku kryeqytetas, e njeh mjaft mirë Mazrekajn, pasi e ka patur në skuadër në kohën kur ishte pjesë e Partizanit dhe Laçit. Lidhja mes tyre është e veçantë. Dhe ishte pikërisht Duro që insistoi të transferohej te bardhezinjtë, ndonëse lojtari ofensiv ishte larguar nga futbolli.

Mazrekaj pritet ta ndihmojë skuadrën në Kupat e Europës me eksperiencën e tij. Me Strugën që do të nisë rrugëtimin e saj në turin e parë të kualifikueseve të Champions League.

Gjatë këtij edicioni, Mazrekaj është aktivizuar në 38 ndeshje, prej të cilave 33 si titullar, duke shënuar dhe 3 gola. Këtë sezon mbajti dhe shiritin e kapitenit tek Laçi, skuadër ku luajti 3 sezonet e fundit. Duke zhvilluar 120 ndeshje në total me kurbinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat