Finalja e Ligës së Konferencës përçan italianët

Futboll

Finalja e Ligës së Konferencës përçan italianët

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 16:14
Tifozët

Sonte do të luhet finalja e Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Uest Hemit.

Dy skuadrat do të përballen në Pragë në një ndeshjes, ku interesimi është i lartë për shkak të mungesës së gjatë të një finaleje europiane për dy skuadrat.

Ndërkohë, Uest Hem nuk ka mbështetje vetëm nga tifozët e saj por edhe nga tifozët e Lacios. “Curva Nord” ka një binjakëzim me ultrasit e Uest Hem dhe natyrisht në një ndeshje me një rëndësi të veçantë, nuk mund të mungonte edhe mbështetja.

Tifozët janë mbledhur nëpër sheshe të ndryshme në Pragë dhe në mesin e atyre të Uest Hem, ka shumë italianë që valëvisin flamuj dhe shaje të Lacios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat