Ky është personi që e parashikoi rënien nga liga të Ferizajt qysh me 9 tetor të vitit 2022!

Futboll

Ky është personi që e parashikoi rënien nga liga të Ferizajt qysh me 9 tetor të vitit 2022!

Nga: K. Goca Më: 7 qershor 2023 Në ora: 14:29
Faton Hasani

Nuk është as futbollist e as trajner i futbollit, por as ekspert i lojës më të popullarizuar në botë por është parashikues i frikshëm dhe i saktë.

Pa e shtjelluar në tërësi e në detaje nuk e thotë për diçka që mendon e parashikon.

Faton Hasani, president i klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizajt, më 9 tetor të vitit të kaluar pikërisht në orën 21.25 e tha hapur: “Ferizaj e ka të garantuar rënien nga liga”.

Dhe për habi, parashikimi i tij doli më së i saktë.        

“Dorëheqjet e krerëve të futbollit ferizajas janë si rezultat i bindjes së tyre në dështimin e klubit dhe rënien e garantuar nga liga aktuale dhe si ferizajas na vjen keq për një gjendje të tillë”, kështu pat deklaruar Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Parashikimet e tij janë të frikshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat