Lautaro kërkon Championsin për “Topin e Artë”

Futboll

Lautaro kërkon Championsin për “Topin e Artë”

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:00
Lautaro

Një sezon i plotë, një sezon i rëndësishëm në të cilin Lautaro Martinez ka filluar patjetër të shkëlqejë.

Sulmuesi i Interit, kampion bote në fuqi me Argjentinën, po përjeton vitin e shenjtërimit si një lider, i cili pasi humbi Scudetton nga Napoli, nuk u ka lënë thërrime të tjerëve.

Gjtihmonë protagonist, gjithmonë duke shënuar në momentet kyçe. Lautaro Martinez është gati dhe i etur për të vendosur firmën në ndeshjen më të rëndësishme të dekadës së fundit për Interin.

Në finalen e superkupës së Italisë si dhe në finalen e Kupës së Italisë, në prag të vendosjes në Champions League si dhe kundër Benfica dhe Milanit,  Lautaro ka qenë aty, duke dërguar topin në rrjetë në momentet më kritike dhe të rëndësishme të Interit.

Finalja e Champions League kudnër Manchester City është afër, vetëm tre ditë larg dhe Lautaro e di shumë mirë se do të ketë disa mundësi të arta dhe nuk duhet të gabojë.

Për sa i përket golave, ky është sezoni më i mirë i Lautaros në karrierën e tij. ajo në Stamboll do të jetë ndeshja e 300-të me klubet dhe 28 golat e shënuar këtë vit e kanë lejuar atë të kapërcejë barrierën e 100 golave me fanellën e Interit.

Nuk është rastësi që ai është sulmuesi kryesor i Argjentinës, edhe pse në Botëror fati i keq e ndoqi nga pas me një problem në kavilje.

Po sikur Interi të arrijë suksesin në finalen e Champions League kundër City? Pse jo, gjyqtari i vetëm do të jetë fusha. Nëse ky skenar realizohet, nëse Lautaro dërgon topin në rrjetë, tapeti i kuq do ta dërgonte “demin” drejt një top treshe për “Topin e Artë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat