Vllaznia duket se e ka gjetur trajnerin

Futboll

Vllaznia duket se e ka gjetur trajnerin

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:44
Vllaznia

Vllaznia duket se e ka gjetur trajnerin që do të marrë drejtimin e skuadrës për Europën dhe sezonin e ri. 

Memelli është një trajner që e njeh futbollin shqiptar pasi së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut në sezonin që ra nga Kategoria, duke e drejtuar sërish në Kategorinë e Parë.

Ai u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta dhe vendin e tij e zuri Gvozdenoviç që e ngjiti në Superiore.

Në Superiore, Memelli ka drejtuar edhe skuadrën e Laçit.

Trajneri është në bisedime të avancuara me drejtuesit e kuqebluve dhe mund tw zyrtarizohet qw pasditen e sotme nga Vllaznia si emri i ri i pankinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat